Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën ndodhet para një bashkimi forcash i cili do t’i bëjë bashkë në një koalicion parazgjedhor, ku me një listë të përbashkët zgjedhore do të presin shpalljen e zgjedhjeve.
Burime të informacionit thonë se të hënën (nesër), rreth orës 15-16 në selinë e Nismës për Kosovën dy liderët e partive, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj do të nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.
Sipas këtij drafti, koalicioni mbetet i hapur edhe për forcat e tjera politike, me përjashtim të partive që aktualisht janë në pushtet, PDK dhe LDK.
“Që të mbeten të hapur për kandidatura tjera nga Shoqëria Civile, apo personalitete publike”, thuhet nder tjerash në draft.
Ua sjellim një pjesë të draftit të marrëveshjes:
Duke u nisur nga bashkëpunimi i deritashëm opozitar;
Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar në vend pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve të dëmshme dhe degradimin e plotë të qeverisjes, rrënimin e sundimit të ligjit dhe humbjen e shpresës për zhvillim ekonomik;
Duke pasur parasysh nevojën për ndërtim të një opsioni real qeverisës, që garanton qeverisje demokratike, sundim të ligjit, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe perspektivë të palëkundur euro-atlantike për Kosovën;
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën lidhin marrëveshje bashkëpunimin opozitar dhe dakordohen me sa vijon:
– Që në zgjedhjet e ardhshme të shkojnë me një koalicion te përbashkët,
– Që të mbeten të hapura për koalicion parazgjedhor edhe për forcat e tjera politike, me përjashtim të partive që aktualisht janë në pushtet (PDK – LDK),
– Që të mbeten të hapur për kandidatura tjera nga Shoqëria Civile, apo personalitete publike.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, poashtu dakordohen që ta vazhdojnë kundërshtimin opozitar ndaj kapjes së shtetit dhe keqqeverisjes që ka kulmuar me dy marrëveshjet kundërkushtetuese, deri në anulimin e tyre dhe në shkarkimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. /kohaislame
You Might also Like
Diabeti po kthehet në pandemi
Diabeti është një sëmundje kronike që karakterizohet me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak,…
By
Redaksia
3 Min Read
Myftiu merr pjesë në manifestimin Medina Kryeqytet i Kulturës Botërore Islame për vitin 2013
Me ftesë të Princit të Medinës, Fejsal bin Selman bin Abdul Aziz, Myftiu i Kosovës,…
By
Redaksia
2 Min Read
Në tre ditët e fundit në Shkup 23 aksidente, 16 persona janë lënduar
Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë…
By
Redaksia
4 Min Read
Egjipt, themelohet Sekretariati i organizatave botërore për fetvanë
Në kryeqytetin egjiptian Kajro u themelua Sekretariati i përgjithshëm i organizatave botërore për fetvanë, raporton…
By
Redaksia
1 Min Read
QMBI apelon deri te organet e rendit që të gjejnë fajtorët e ngjarjeve në Kriva Pallankë
Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional ngre zërin kundër thirrjeve fashizoide anti-islame dhe anti-muslimane të…
By
Redaksia
3 Min Read
Rusia njofton se ka pranuar 5000 ankesa për pornografi të fëmijëve
Rusia thotë se ka pranuar 5000 raporte për pornografi të fëmijëve në internet gjatë 24…
By
Redaksia
1 Min Read
