Rusia njofton se ka pranuar 5000 ankesa për pornografi të fëmijëve

0
164

Rusia thotë se ka pranuar 5000 raporte për pornografi të fëmijëve në internet gjatë 24 orëve të para të hyrjes në fuqi të ligjit të ri që bllokon faqet e internetit që kanë përmbajtje jo të përshtatshme.

Zyrtarët në shërbimin mbikqyrës për komunikim dhe mas media thanë sot se ata janë habitur nga numri i madh i ankesave.

Një zëdhënës tha se prej 10 ofruesve të shërbimeve të internetit është kërkuar që t’i kontaktojnë pronarët e faqeve respektive të interentit, si dhe t’i largojnë përmbajtjet brenda 48 orëve.

Qeveria ruse thotë se ligji ka për qëllim të mbrojë fëmijët nga pornografia dhe ueb-faqet që promovojnë keqpërdorimin e drogave apo vetëvrasje./bs/kohaislame