Drejtori i agjencisë: BDI në rënie, BESA rritet..

Përkrahja për BDI-në është në rënie ndërsa Lëvizja BESA është duke u fuqizuar. Kështu ka deklaruar Marko Troshanovski, drejtor i Agjencisë M-Prospect e cila gjatë ditës së djeshme publikoi anketë për rejtingun e partive shqiptare. Sipas tij, ajo që vërehet më së shumti gjatë anketës është se BDI po humb mbështetjen tek rinia shqiptare.

“Pra është e dukshme se ekziston një trend i grupimit të përkrahjes tek elektorati shqiptar. Përkrahja për BDI-në është ende e madhe, por mund të vërejmë rënie tek përkrahja e tyretek votuesit shqiptarë. Ndërsa nga ana tjetër, Lëvizja BESA është në ngjitje, madje ajo e tejkalon përkrahjen e PDSH-së, si parti tradicionalisht e ranguar e dytë në mesin e shqiptarëve”, tha drejtori i Agjencisë M-Prospect, Marko Troshanovski.

Sipas tij, fakti që në anketë gati 65 për qind e të anketuarve janë shprehur se nuk e dinë për kë do të votojnë, ose fare nuk do të votojnë, tregon për atë se votuesit shqiptarë janë të ngopur nga politikanët të korruptuar dhe se kanë nevojë për kuadro të rinj dhe profesional.

“Është e dukshme nevoja për ofertë të re, jo detyrimisht për parti të re, por, parti e cila do të promovon njerëz të rinj. Është e dukshme se njerëzit janë të ngopur nga politikanët ekzistues, se ata nuk ju japin atë që votuesit e kërkojnë në performimin e tyre politik”, theksoi Troshanovski.

Ndryshe sipas anketës së publikuar dje, BDI gëzon mbështetje prej 12,7%, pas saj vjen Besa me 5,9%, e ndjekur nga PDSH-ja me 4%. Lëvizja për Reforma në PDSH gëzon rejting prej 3,6%, RDK 0,6%, PPD-ja 0,5% dhe Uniteti 0,2%. 2,9% e shqiptarëve janë shprehur se do të votojnë për LSDM-në, ndërsa 0,9% për VMRO DPMNE-në./SHENJA/

Artikulli paraprakMogherini dhe Han në maj vijnë në Kosovë
Artikulli vijuesRefugjatët bllokojnë hekurudhën ndërkombëtare në Idomeni