Drejtori i doganave të Kosovës e konsideron Gjermaninë të korruptuar

3 Min Read
Për Drejtorin e Doganave të Kosovës, Lulzim Rafunën, Gjermania është e korruptuar. Ai nuk u beson shkresave zyrtare të autoriteteve të këtij vendi. Nuk i then vendimet e tij, pavarësisht dokumenteve valide.

Rast konkret është ai i kompanisë Beli Euro Fol e cila ka dërguar dokumentacion nga autoritetet zyrtare gjermane qe merren me tarifa ku vërtetohet se malli i dërguar nga kjo kompani në Kosovë është ai që deklarohet.

Pra, janë mbeturina indistriale që përdoren për riciklim.

Rafunës nuk i intereson kjo. Ai, e ka dënuar kompaninë ferizajase me 105 mijë euro me arsyetimin se ajo ka shënuar diçka tjetër e ka importuar në Kosovë diçka krejt tjetër. Por, vendimin e Rafunës e rrëzon komplet shkresa e autoritetit gjerman që e vërteton se kompania ka sjellur në Kosovë atë që e ka deklaruar.
Edhe shteti gjerman e ka marr shumë seriozisht këtë çështje.
Këtë kompani, pronë e biznesmenit kosovar  Gazmend Mustafa, e cila ka mbi 50 punëtorë në selinë e saj në Siegen të Gjermanisë do ta vizitojë edhe vetë ministri i jashtëm gjemran, Frank-Walter Steinmeier së bashku me 10 deputetë të Bundestagut Gjerman që merren me këtë çështje.
“Delegacioni i lartë gjerman do të vizitojë këto ditë kompaninë për të diskurtuar gjerësisht në lidhje me problemet që kanë dalë me Doganën e Kosovës”, tha për Gazetën Fjala, biznesmeni Musfata.
Ndërkohë, Lulzim Rafuna, tash edhe me bekimin e shefit të tij,  Avdullah Hoti, vazhdojnë t’ia mbajnë të bllokuar edhe importin, edhe eksportin kësaj kompanie, duke mos njohur shkresat e autoriteteve gjermane.
Në bazë të hierarkisë, Rafuna do të duhej t’i jepte përgjegjësi ministrit të finnacave. E në Kosovë po ndodhë e kundërta.
“Ministri Hoti, pas ankesës së kompanisë Beli Euro Fol ka formuar një komision për të hetuar rastin. Komisioni vetëm e ka përforcuar vendimin e Rafunës”, thanë burime të Gazetës Fjala të afërta me Qeverinë e Kosovës. Sipas tyre, Hoti nuk mund të veprojë asgjë kundër vendimeve të drejtorit të doganave.
“Sa herë tentohet të veprohet ndryshe, menjëherë vijnë telefonata nga Dragodani”, tha burimi i Gazetës Fjala, duke iu referuar ambasadave të fuqishme në Kosovë. “Rafuna sa herë i ka punët pisk thirret në ta”, tha burimi i gazetës.
Kjo kompani ka dërguar lënden edhe në gjyq, por Rafuna nuk e ka pritur vendimin. Ai, vazhdon ta mbajë të bllokuar kompaninë, përkundër kërkesës së tyre që t’u lejohet të punojnë dhe t’i lihet në dorë kjo punë autoriteteve të drejtësisë.kohaislame
 
Share This Article