Kjo ndërtesë mund të kthehet së shpejti në një hotel gjigant. Shumë njerëz, që kanë vizituar Beogradin, janë befasuar me ndërtesën në qendër, që ruante kujtesën si një gërmadhë e madhe. Kryesisht e ndaluar të filmohet, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Jugosllave, një pjesë e të cilit ende në shfrytëzim, ishte bombarduar në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës. Një hapësirë e madhe, por e shtrenjtë për t’u rikthyer në jetë. Mediat serbe thonë se, pas takimeve që kryeministri Ivica Daçiç ka pasur me Donald Trump, në Nju Jork, biznesmeni amerikan, një nga njerëzit më të pasur në botë, pritet ta blejë këtë ndërtesë. Por, zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi thonë se pastrimi i kësaj hapësire ka nisur për arsye estetike dhe lehtësimi. “Edhe nëse sillet një vendim për rehabilitimin e ndërtesës, pa e pastruar më parë kjo nuk do të arrihej, por kjo ndërtesë ndodhet në qendër të qytetit dhe pastrimi është i nevojshëm”, tha Major Jovan Krivokapic, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes. Qeveria e Serbisë pret një grup bashkëpunëtorësh të biznesmenit Trump dhe më pas do të vendoset për një hotel luksoz, i cili sigurisht do të ishte një nga hotelet më të mëdhenj në Serbi. “Ministria e Mbrojtjes dhe ushtria janë vetëm shfrytëzues të këtij objekti, por për fatin e kësaj ndërtese vendos qeveria. Është në interesin tonë, që ta pastrojmë dhe të jetë më e bukur, ndaj dhe do të mundohemi të mos pengojmë jetën e përditshme”, shtoi Jovan Krivokapic. Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm ishte ndërtuar për Ushtrinë Popullore, e cila edhe arkitekturën ia kishte përshtatur një beteje të partizanëve. Dikur një nga vendet më serioze të shtetit të përbashkët, e bombarduar më vonë, mbase kjo ndërtesë do të përfundojë në një hotel pritjesh, me shikim nga qeveria. /tch/kohaislame
You Might also Like
Qeveria e miratoi propozim-ligjin për rritjen e akcizës së naftës
Qeveria në seancë e miratoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për akcizat me…
By
1 Min Read
Dy gjermanë investojnë 21 milionë euro në Ferizaj
Ndërkohë që kosovarët po ikin nga vendi, një grup investitorësh gjerman tashmë janë vendosur në…
By
6 Min Read
Pse ranë investimet e huaja pas pavarësisë?
Që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, në vitin 2008, investimet e huaja…
By
5 Min Read
AKB e BSPK pajtohen për pagën minimale në Kosovë
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini sot ka pritur në takim Avni Ajdini,…
By
3 Min Read
Besim Beqaj lëshon akuza në drejtim të LDK’së
Ish-Ministri i PDK’së, Besim Beqaj ka kritikuar LDK’në se ka rritur buxhetin e Shtetit duke…
By
1 Min Read
“Mall of Istanbul”, qendra më e mirë tregtare e Evropës
“Mall of Istanbul” është vlerësuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Qendrave Tregtare (ICSC) si Qendra Tregtare…
By
1 Min Read
