Drejtori i Doganës merret në pyetje nga Policia për 5 orë

Drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna ka qëndruar sot për rreth 5 orë e gjysmë në Policinë e Kosovës, zyrtarët e secilës e kanë intervistuar në cilësinë e të dyshuarit kryesor.
Ai dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare për veprën– lirim jo ligjor i veturës personale nga taksat doganore.
 
Këtë e ka konfirmuar për portalin Koha.net, zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha.
 
“Mund të konfirmojmë që L.R. është intervistuar nga Policia e Kosovës lidhur me një rast të mëhershëm dhe për shkak të mos pengimit të këtij procesi. Nuk shohim të nevojshme dhënien e detajeve tjera”, ka thënë Hoxha për portalin Koha.net
 
Ndërkohë një ditë më parë, nga Drejtoria për Krime të Rënda e Policisë së Kosovës është intervistuar ish-Drejtori, Naim Huruglica, gjithashtu në cilësinë e te dyshuarit.
 
Pritet procedimi i kallëzimit penal nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. 
Artikulli paraprakEKSKLUZIVE: Këshilltari i Kadri Veselit, i akuzuar se i shiste drogë Ushtarëve të KFOR-it!
Artikulli vijuesSamsung Galaxy S6 shpallet telefoni më i shpejtë në botë!