“Pohimet e Mustafës janë të pavërteta”

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka deklaruar se kryeministri i Kosovës i ka interpretuar jo saktësisht epilogun e rundi të fundit të dialogut Beograd – Prishtinë.

Ai ka thënë se kjo ka të bëjë posaçërisht me deklaratat lidhur me hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave serbe.
“Me pohimin se është arritur marrëveshja që statuti i AKS-së të hartohet në bazë vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Mustafa ka thënë një gënjeshtër të drejtpërdrejtë”, ka deklaruar Gjuriq për tanjug, transmeton Koha.net.

Gjuriq ka thënë se gënjeshtër është edhe pohimi i Mustafës se nuk është arritur marrëveshja që menjëherë të fillohet me hartimin e statutit të AKS-së.

“Mjafton të shikohet kumtesa e përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mogherini për të konstatuar për të konstatuar nëse deklarimet e Mustafës janë të vërteta ose të rreme”, ka thënë ai.

Gjuriq ka theksuar se fakti që “udhëheqësit e separatistëve në Kosovë, nuk kanë pritur as të dalin nga ndërtesa për të filluar me interpretimet e pasakta flet për raportin e tyre ndaj obligimeve që kanë marrë për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve”.

Artikulli paraprakOrtakëritë e muslimanëve po dështojnë si pasojë e besimit pa norma dhe anashkalimit të marrëveshjeve
Artikulli vijuesPse kjo pari e ligë, pafundësisht po inskenon situata provokuese