Nesër, reduktime të ujit në disa lagje

KUR”Prishtina’-sh.a. njofton konsumatorët e lagjes Bregu i Diellit-zona qendër dhe Aktash, më konkretisht ata të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga rezervuari i Mirditës si: Rruga” Hilmi Rakovica”,”Dervish Rozhaja”, “Hajrullah Abdullahu” dhe “Ferat Draga” se nesër më 24 shkurt 2015, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 08:30- 18:00, për shkak të fillimit të realizimit të kyçjeve shtëpiake deri në objekte banimi-shtëpi.
 
Ua kujtojmë edhe njëherë se këto punime janë në kuadër të fazës së II-të të investimeve – Ndrrimi i rrjetit primar, sekondar dhe terciar të ujësjellësit si dhe vendosja e kyçjeve shtëpiake.
Kërkojmë mirëkuptim nga banorët e rrugëve të lartëcekura, edhe pse ndërprerjen e ujit nuk do e ndjejnë shumë pasi që reduktimet e rregullta të ujit edhe ashtu janë nga ora 10:00-16:00.
Faleminderit!
Artikulli paraprakEpidemia e tularemisë në rënie, për pezullimin e saj vendos IKSHP-ja
Artikulli vijuesPas dhenve, Rama u çon luleshtrydhe fermerëve