
Financat islame mund të ofrojnë një stabilitet në botë. Drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, në një konferencë që mbahet në Kuvajt, e që i dedikohet aspekteve financiare islame, ka deklaruar se bankat islame mund të ndihmojnë në zbutjen e humbjes në raste krizash, e që ky është edhe qëllimi i reformave globale.
Lagarde ka thënë, gjithashtu, se FMN-ja do të shtojë edhe më shumë angazhimin e saj në zbatimin e financave islame, pasi që çdo ditë ka rritje të klientëve që shfrytëzojnë sistemin bankar islam.
(Islampress)