Arabi Saudite: Mbreti, dënon princin që nënçmoi komentatorin

Princit Mamdouh bin Abdul Rrahman i është ndaluar hyrja në stadiumet sportive në Mbretërinë e Arabisë Saudite për një vit të plotë, pas një vendimi të marrë nga kreu i Presidencës për Mirëqenie dhe Rini, Princi Abdullah bin Musaed.
Ndalimi pason pas dekretit të lëshuar nga kujdestari i dy xhamive të shenjta Mbreti Selman, kundër princit Mamdouh, duke i ndaluar atij marrjen pjesë në aktivitete sportive dhe deklaratat për media, kjo pasi ai bëri një deklaratë ofenduese.
Princi Mamdouh e ka qortuar me fjalë nënçmuese Adnan Jestiniyan, një shkrimtar dhe komentator sporti, gjatë një shou televiziv në Televizionin Arab.
Blogerët sauditë e përshëndetën vendimin dhe bënë thirrje për masa të rrepta për të siguruar rendin dhe ligjin gjatë ndeshjeve të futbollit në mes të klubeve kryesore të Mbretërisë.
“Ne jemi tani në epokën e artë të mbretit Selman. Ai nuk do të tolerojë ata që bëjnë deklarata raciste, “tha një bloger.
“Veprime strikte duhet të merren kundër presidentëve të klubeve, anëtarëve të nderit, administratorëve dhe personave të mediave, kur ata shkelin ligjin,” tha një tjetër bloger.
“Këto lloje të dënimit të rreptë janë të nevojshme për të ndaluar racizmin në rritje në stadiumet tona,” tha Abdullah Ebu Muhamedi.
Artikulli paraprakMbreti i Saudisë kërkon sistem arsimor që i përgjigjet zhvillimeve më të larta
Artikulli vijues150 nxënëse muslimane në Francë kthehen nga shkolla për shkak të veshjes së tyre