Drogë në oborrin e QKUK-së

Në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot janë gjetur disa bimë që dyshohet se janë bimë narkotike. Ato u zbuluan gjatë ditës së sotme nga një pjesëtar i sigurimit, i cili më pas kishte lajmëruar policinë, transmeton Telegrafi.

Bimët kanë qenë të mbjellura në 40 tasa të plastikës. Ndërkaq policia ka konfirmuar për RTK se janë gjetur bimë të dyshimta dhe se rasti është duke u hetuar.

E në anën tjetër në QKUK nuk kanë pranuar të flasin lidhur me këtë çështje./Telegrafi/

Artikulli paraprakTurqi, arrestohet nipi i Gulenit dhe 28 persona të tjerë
Artikulli vijuesSkandaloze: Gjesti i ulët i Blerand Stavilecit, refuzon t’ia japë dorën Art Gashit (Video)