Francë, një kryetar bashkie letër ”kërcënuese” xhamive

Kryetari i Bashkisë Beziers, Robert Menard, ka dërguar një letër paralajmërimi xhamive të zonës në shenjë kërcënimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Bashkisë, Menard, iu dërgoi një tekst të shkruar gjitha xhamive që ndodhen në këtë rajon, të titulluar “kushti i xhamive”.

Në letrën të cilën kërkohet firma e të gjithë drejtuesve të shoqatave në këtë rajon kërkohet leximi i predikimeve vetëm në gjuhën franceze, mos lejimi i faljes së namazit në rrugë dhe ju ndalohet shoqatave financimi i tyre nga jashtë vendit.

Ndërkohë Atasheu i Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Francë, Gençağa Sayan deklaroi se leximi i predikimeve në gjuhën franceze praktikisht për momentin është i pamundur.

Sayan në fjalën e tij tha se “tekstin në fjalë i’a kemi dërguar institucioneve kopetente të nevojshmë dhe i kemi informuar ato. Mendojmë që është një kërkesë pa vend. Tashmë nënpunësit tanë fetarë nuk mund të predikojnë në Francë”.

Sayan në vijim vuri në dukje se deri në vitin 2025 është menduar që të gjithë nënpunësit fetarë të predikojnë në gjuhën franceze, por se kjo gjë në këtë moment është e pamundur.

– Ky është një abuzim me gjendjen e jashtëzakonshme

Nga ana tjetër Bayram Yüksel ka deklaruar në mënyrë të habitur për letrën e ardhur, për gazetarin e AA se Menard është duke abuzuar me gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga qeveria e Francës. Yüksel tha gjithashtu se në rajon janë 5 shoqata xhamishë, njëra prej të cilave është shoqatë turke dhe se asnjëra prej tyre nuk e ka firmosur këtë letër.

Yüksel duke nënvizuar se i kanë drejtuar një letër Bashkisë ku pyetet se nëse nuk firmoset çdo të ndodhë, por përgjigja ka qenë me pak fjalë: duhet ta firmosni. Ai theksoi gjithashtu se ende nuk kanë kthyer përgjigje për letrën e cila i’u ka ardhur në dorë para një jave.

“Shoqata jonë nuk ka bërë asnjë veprim të paligjshëm. Nuk besoj se do ketë ndonjë dënim. Ne nuk kemi ndonjë gjë për të fshehur ose për tu friksuar” ka shtuar Yüksel dhe më tej në fjalën e tij thotë se gjendja e jashtëzakonshme e cila është shpallur pas ngjarjeve të 13 nëntorit kanë çuar në prishjen e rregullave të përditshme.

Në këtë kuadër Ministria e Punëve të Brendshme e Francës mbylli tre xhami me pretekstin se predikojnë terrorizëm, ndërkohë thuhet se dërgimi i letrës nga Menard nuk ka ndonjë mbështetje ligjore.

Nga ana tjetër banorët e këtij qyteti thonë se Kryetari i Bashkisë Menard kë hedhur një hap të tillë për shkak se javën e ardhshme fillojnë zgjedhjet lokale dhe se me këtë ai synon marrjen e votave.

– Kush është Menard?

Emri i Menard i cili një kohë ka qenë edhe pjesë e Organizatës së Gazetarëve pa Kufi, kohët e fundit po përmendet me vendimet e tij islamofobike, raciste dhe kundër refugjatëve.

Menard në një program televiziv muajt e kaluar kishte përgatitur disa bilborde kundër refugjatëve dhe po disa muaj më parë kishte nisur një program në një shkollë fillore ku studentët të cilët nuk hanin mishin e derrit i’u kishte vendosur nga një varse me ngjryrë të kuqe për ti identifikuar.

Artikulli paraprakRexhepi: Organet shtetërore fajtore për Jeni Xhaminë
Artikulli vijuesPër Sirinë, Rusia mund të shfrytëzojë hapësirën ajrore iraniane