I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”Kush i thotë këto fjalë në mëngjes dhe mbrëmje shtatë herë i mjafton për atë që e brengos çështja e kësaj bote dhe botës tjetër: ”
“Hasbijellahu la ilahe illa huve alejhi tevekkeltu ve huve rabbul-arshil-adhimi” (Më mjafton mua Allahu, s’ka të adhuruar tjetër përveç Tij, tek Ai jam mbështetur dhe Ai është Zoti i Arshit të Madh). (Ebu Davudi).
Kur të lexosh këto fjalë: “Më mjafton Allahu…”, mendo pak për këto fjalë. Ji i vetëdijshëm se Allahu është ndihmësi yt, nuk ka zot tjetër përveç Tij, tek Ai mbështetesh, Ai është Zot i Arshit të Madh. Dhikri nuk duhet ngelet vetëm thënie mekanike me gjuhë, por me zemër duhet të ndjejmë Fuqinë e Allahut të Madhërishëm.
Duhet të përmendim se ky dhikr: “Na mjafton Allahu…” është pjesë e dhikrit të mëngjesit dhe mbrëmjes të cilin i Dërguari i Allahu s.a.v.s. rregullisht e ka praktikuar. Dhikri i mëngjesit dhe mbrëmjes përbëhet nga lutjet (duat), përmendja e Zotit dhe leximi i sureve nga Kurani që na mbrojnë nga e keqja e shejtanit dhe njerëzve, janë ilaç për sëmundje psikike dhe trupore, shtojnë nafakën, largojnë belatë, na falin mëkatet dhe na afrojnë me Zotin tonë, andaj do të ishhte mirë nëse do ta praktikonim çdo ditë.
Përshtati: Islampress