Durimi në përmbajtjen nga veprimi i keq
Ky lloj durimi mund të arrihet nëpërmjet frikës nga dënimi i cili e pason veprimin e gabuar, apo nëpërmjet ndjenjës turpit përpara Allahut për shfrytëzimin e bekimeve të Tij në bërjen e veprave të këqija.
Kjo ndjenjë turpi përpara Allahut mund të forcohet nëpërmjet mësimit më shumë rreth Allahut dhe mësimit më shumë rreth emrave dhe cilësive të Tij.
Turpi është një cilësi e njerëzve fisnikë, me cilësi të mira. Kështu, personi që përmbahet nga veprimi i keq, për shkak të turpit, është më i mirë sesa ai që përmbahet për shkak të frikës. Turpi tregon se një person është i vëmendshëm për Allahun dhe për fuqinë e Tij.
Personi që tmerrohet me frikë nga Allahu, mendimet i ka të përqendruara ne dënimin. Interesi kryesor i personit të frikësuar është vetja e tij dhe si ta shpëtojë veten nga dënimi, kurse interesi kryesor i personit të turpshëm është Allahu dhe lavdia e Tij.
Të dy kanë arritur pozitën e imanit, por personi i turpshëm ka arritur ihsanin, një pozitë më të lartë të imanit, në të cilën ai sillet sikur ta shihte Allahun dhe kështu zemra e tij është e mbushur me turp .
Arsyeja përse është kaq e rëndësishme për një besimtar të përmbahet nga veprimi i keq është se ai duhet ta mbrojë imanin e tij, meqë veprimi i keq e zvogëlon imanin apo e shuan atë. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam]:
“Kur kurorëshkelësi bën kurvëri, ai s’është besimtar; kur pijetari pi alkool, ai s’është besimtar dhe, kur hajni vjedh, ai s’është besimtar. Besimtari duhet të përmbahet nga shumë gjëra të lejueshme, nëse ato mund të çojnë tek e ndaluara”.
Autorë: Imam ibn Kajjim el-Xheuzije