Hashim Thaqi dënon sulmin në Ankara

Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit terrorist që ka ndodhur në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave

PRISHTINË (AA) -Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit terrorist që ka ndodhur në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, raporton Anadolu Agency (AA).

“Edhe një sulm me bombë në Ankara, duke goditur popullin dhe shtetin mik turk. Ngushëllimet e sinqerta për familjarët e viktimave. Sulmet e kësaj mbrëmje në Turqi, por edhe në Bregun e Fildishtë, tregojnë se rreziku i terrorizmit është global dhe në këtë betejë edhe Kosova është pranë aleatëve tonë”- shprehet Thaçi në reagimin e tij postuar në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se si pasojë e shpërthimit të një automjeti të ndodhur gjatë orës 18.45 minuta, sipas kohës lokale, në parkun Güven në rajonin Kızılay të Ankarasë në vendngjarje kanë humbur jetën 27 persona si dhe janë plagosur rreth 75 të tjerë të cilët janë dërguar për mjekim në spitale të ndryshme.

Artikulli paraprakJagland reagon për sulmin terrorist në Ankara
Artikulli vijuesNjë grafit në Gjermani (FOTO)