Pas konsumit të një sasie të madhe alkooli, 43-vjeçari plagos me thikë vëllain e tij. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Durrësit, ku shtetasi Altin Bufi 43 vjeç, ka qëlluar me thikë në kokë vëllain e tij. L. Bufi, 39 vjeç.
Sipas policisë, autori i krimit ka qenë i dehur në momentin që është konfliktuar me 39-vjeçarin. Sherri mes tyre ka qenë për motive të dobëta. Pasi Altini ka plagosur të vëllanë, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia e ka shpallur person në kërkim. Ndërkaq, i dëmtuari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Dhunë në familje”.