Kompanitë kosovare shpërfillin Qeverinë, importojnë naftë nga Serbia

Pavarësisht se qeveria mori vendim për moslejim të lëvizjes me certifikatat ADR, ​disa kompani kosovare të importit të mallrave të rrezikshme nuk e kanë ndërprerë komunikimin me kompanitë serbe.
Kompanitë tona po i shfrytëzojnë certifikatat e rajonit për të sjellë gaz nga shteti fqinj, raporton KTV.

Janë 5 kompani importuese kosovare që nga 23 marsi e deri të hënën kanë importuar nga Serbia.

Pjesa dërrmuese kanë përdorur maunat me regjistrimin e kohës së UNMIK-ut, që është ende i vlefshëm, por disa kanë përdorur edhe maune me regjistrim të Bullgarisë.

Zyrtarë të Doganave të Kosovës kanë bërë të ditur se nga Serbia është importuar gaz. Ai ka bërë të ditur se nuk ka pasur ndonjë tentim të kontrabandimit të gazit, përderisa për derivatet e naftës, ato gjithnjë kanë qenë pjesë e tentimit të kontrabandimit.

Nga ana tjetër, ministrja për dialog, Edita Tahiri, i ka thënë KTV-së, nëpërmjet telefonit, se ende nuk dihet një datë e saktë e takimit të ri mes dy palëve.

Të ashpër në situatën e krijuar pas vendimit të qeverisë janë Shoqata e Naftëtarëve. Drejtuesit e saj e kritikojnë Ministrinë e Tregtisë se e njëjta është dashur ta bllokojë në tërësi mallin, si dhe të ndërmarrë masa ndaj kompanive kosovare që po importojnë Javën që shkoi, dy delegacionet nuk arritën të gjejnë një marrëveshje për certifikatat, duke shtyrë edhe më tutje masat e bllokadës.

Nga ky vendim, Serbia llogaritet se humb mijëra euro në ditë.

Artikulli paraprakCameron para Parlamentit, thotë se nuk ka bërë asgjë gabim
Artikulli vijuesPresidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë nesër në Shkup