Dy fëmijë mbyten në një gropë në Prishtinë

lagjen Kolovica të Prishtinës kanë humbur jetën dy fëmijë, pasi kanë rënë në një gropë e cila është hapur nga dikush për punime.
“Rreth orës 14:00 kemi marrë një informatë se një fëmijë ka rënë në një gropë. Me të dalë në vendin e ngjarjes është bërë e ditur se bëhet fjalë për dy veta”.
“Nga aty janë nxjerr dy trupa të pajetë, një djalë i moshës 11 vjeçare dhe një femër 13 vjeçare”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës për Klan Kosova.
Ahmeti ka thënë se vdekjen e fëmijëve e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor, njofton Klan Kosova.

Artikulli paraprakGjykata Kushtetuese anulon diskutimin për kryqin në Butel
Artikulli vijuesKuqezinjtë aterrojnë në atdhe