Dy ministra të kabinetit të Edi Ramës janë nën hetim nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë.
Sipas gazetës Sot, ministrat Ilir Beqja dhe Arben Ahmetaj nuk kanë deklaruar transaksionet e tyre pranë ILDKP.
Kjo gazetë shkruan se bëhet fjalë për dy donacione të tyre gjatë fushatës elektorale të vitit 2013.
Ilir Beqja ka dhuruar 1 milionë lekë, kurse Arben Ahmetaj ka dhuruar 875 mijë lekë.
Gazeta shkruan se ata dyshohen edhe për transaksione të tjera.
Sipas saj, kryeministri Edi Rama ka bllokuar hetimet e mëtejshme për këto shkelje.
Megjithatë prokuroria mund të nisë një hetim nga çasti në çast për ta, edhe pse ministrat thonë se është një pakujdesi.