Kompania gjermane për rregullimin e veturave, RFK Tuning, sjell pakon e re për modifikimin modeleve aktuale të BMW-së nga Series 5, më saktësisht, versionin limuzinë dhe karavan (F10 dhe F11).
Kjo kompani për këtë paketë ka parashikuar set të rrotave RFK “Elegance Wheel E1” me diametër prej 20-inç, 9×20 me goma 245/35 R20 të përparme dhe 10.5×20 me goma 285/30 R20 të prapme, transmeton Koha.net.
Gjithashtu në këtë paketë hyn edhe spoiler i përparmë JMS Exclusive Line si dhe pjesë të tjera sportive.
Çmimi i kësaj pakete të kompanisë RFK Tuning nuk është bërë i ditur.