Dy predha që u hodhën nga Siria kanë rënë në Kilis të Turqisë, ku si pasojë 8 persona u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, njëra nga dy predhat raketore të hedhura nga Siria ka rënë në një zonë të pabanuar, ndërsa tjetra ka përfunduar në katin e parë të një ndërtese.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje tetë persona mbetën të plagosur, prej të cilëve dy më rëndë. Të lënduarit u transferuan në Spitalin shtetëror të Kilisit nga ekipet e emergjencës. Në zonën ku kanë rënë predhat, u shkaktuan dëme materiale edhe në disa ndërtesa dhe automjete.