Protestuesit turq bllokojnë Sitelin

“Dil kryeshef të kërkosh falje”, “Është televizion apo bastore”, “Turp të keni”, “ Hajde të vëmë bast”, “Zbrit kryeshef ta shohim kush gënjen”, me këto thirrje turqit të cilët jetojnë në Maqedoni bashkë me bashkëqytetarët e nacionaliteteve të ndryshme, në protestë paqësore e kanë shprehur revoltin e tyre ndaj fjalëve fyese të kryeredaktorit të TV Sitel, Dragan Pavloviq Llatas, i cili mbrëmë, mysafirit të tij në edicionin informativ të lajmeve, Zoran Zaev, i tha “gënjen si turk”.

Protestuesit me fishkëllima dhe flamuj turk kanë reaguar ndaj intervistës së djeshme e cila nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, Këshillit Etik për Mediume dhe sferës mediatike është cilësuar si jo-etike dhe jo-profesionale. TV Sitel, gjatë kohës së protestave, ka qenë nën sigurimin e policisë, ndërkaq protestuesit ndaj një veturës, që thonë se është i Llatasit, kanë vendosur flamuj të Turqisë.

Protestës përpara redaksisë së TV Sitelit, i ka paraprirë një protestë tjetër paqësor, i cili është mbajtur përpara Qeverisë, sepse sipas, demonstruesve, mu Qeveria e Maqedonisë është financuesi kryesor i këtyre sjelljeve mediatike.

Artikulli paraprakLajm i Fundit: Beg Rizaj dhe Mirsad Ndreçaj jan vrarë në stacionin policorë
Artikulli vijuesNormalizohet qarkullimi në autostradën Gjevgjeli – VK "Bogorodicë"