Malajzia dhe Australia thonë se mbeten me “shpresë” se fluturimi MH370 do të gjendet, edhe pse sot janë bërë dy vjet nga zhdukja e tij.
Avioni i kompanisë Malaysia Airlines ka qenë duke fluturuar nga Kuala Lampuri për në Pekin, më 8 mars të vitit 2014, me 239 njerëz në bord.
Ekipet e kërkimit, të udhëhequra nga Australia, janë duke kërkuar një zonë prej 120 mijë kilometrash katrorë në jug të Oqeanit Indian.
Vetëm një pjesë e konfirmuar e avionit është gjetur në ishullin Reunion.
Malajzia është po ashtu duke vazhduar kërkimet me një ekip që përfshin edhe ekspertë nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Australia, Franca dhe Britania.
Vendet kanë thënë se do të përfundojnë kërkimet me gjasë rreth qershorit.