BE: Izraeli të kthehet në kufijtë e vitit 1967

Një ligj i miratuar nga Parlamenti Europian ndalon financimin e projekteve në territoret e pushtuara nga Izraeli që prej luftërave të Lindjes së Mesme në vitin 1967. Duke nisur nga viti 2014, Brukseli nuk do të financojë apo të lidhë marrëveshje me kompani që kanë fokus të aktivitetit të tyre Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Lartësirat e Golanit.
BE-ja kërkon faktikisht që Izraeli të heqë dorë nga territoret përtej kufijve të vitit 1967, gjë kjo që është absolutisht e papranueshme nga shteti hebre dhe do të komplikojë seriozisht marrëdhëniet e tij me BE-në.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Silvan Shalom, i konsideroi këtë hap të Bashkimit Europian si një “gabim të madh”.

Ndërsa , zyrtari palestinez, Hanan Ashreëi mirëpriti ligjin, duke e konsideruar si një “hap domethënës”.

Me këtë ligj të ri, çdo kompani apo projekt izraelit, që kërkon financim apo bashkëpunim me BE-në, duhet të firmosë një klauzolë nëpërmjet të cilës zotohet se nuk do të veprojë në territorin e pushtuar.

Aktualisht, bisedimet e paqes midis Izraelit dhe Palestinës mbeten peng i zgjerimit të vendbanimeve të kolonëve hebre, që prej vitit 2010.

Ndonëse të paligjshme në këndvështrimin e ligjit ndërkombëtar, Izraeli vazhdon ndërtimin e ndërtimeve me arsyetimin se toka e pushtuar i takon Izraelit, si dëmshpërblim për agresionin që iu imponua nga një koalicion forcash arabe në vitin 1967.

Artikulli paraprakA po krijohet një "Jugosllavi e re ekonomike"?
Artikulli vijuesEgjipt, betohet qeveria e re