Llogaritja verore e kohës po shkon drejt fundit dhe njerëzit së shpejti do të kenë mëngjese më të ndritshme dhe një orë më shumë në shtrat kur ora të ndërrohet më vonë këtë muaj.
Kështu, kur ndërrohet ora?
Në tetor llogaritja verore e kohës merr fund dhe ora shkon mbrapa, duke i bërë mëngjeset më të ndritshme dhe mbrëmjet më të errëta.
Ora ndryshon më 25 tetor në 2 të mëngjesit, që do të thotë se ju do të keni një orë më shumë në shtrat të dielën.
Por, e kujt ishte ideja që ora të ndryshohet?
Në vitin 1907, një anglez i quajtur William Willett prezantoi idenë e “Kohës Verore”, në mënyrë që njerëzit të mos i çojnë kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve verore.
(GE)