E LA EDHE AKR-NË

Pas dorëheqjes një ditë më parë nga postet qeveritare, Ibrahim Gashi ka dhënë dorëheqje edhe partia e tij AKR, ku ishte zëvendëspresident. Kështu njofton Zyra për Informim e Aleancës për Kosovën e Re (AKR).

“Ibrahim Gashi që nga themelimi i AKR-së ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e partisë, sidomos në rritjen e cilësisë në të bërit politikë. Gashi ka realizuar detyra me rëndësi edhe në Kuvendin e Republikës se Kosovës, si deputet dhe nënkryetar i Kuvendit”, thuhet në komunikatën e AKR-së.

Gashi për një kohë të shkurtër ka mbajtur edhe postin e shefit të kabinetit dhe këshilltarit të parë të presidentit Behgjet Pacolli dhe më pastaj atë të zv.ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.kohaislame

Artikulli paraprakARRESTOHEN TRE TË DYSHUAR PËR SHITBLERJE ARMËSH
Artikulli vijuesI JAP LLOGARI VETËM POPULLIT SERB