Vendimi për Haradinajn, në nëntor

 

Tribunali i Hagës pritet të japë vendimin përfundimtar në gjyqin e ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, në muajin nëntor.

“Data e saktë e vendimit nuk është deklaruar ende… Por pritet të jepet në nëntor të vitit 2012”, kanë thënë nga Zyra për informim e tribunalit për Gazetën Jeta në Kosovë.

Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj u liruan nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit pas një gjyqi trevjeçar në Tribunalin e Hagës. Brahimaj u dënua me gjashtë vjet burgim për trajtim mizor dhe tortura. Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj u kthyen në tribunal për një gjykim të pjesshëm, pasi prokuroria e bindi gjyqtarin e apeleve se nuk kishte dhënë kohë të mjaftueshme për të dëgjuar provat nga dy dëshmitarë kyçë. /Telegrafi/kohaislame

 

Artikulli paraprakBujar Nishani më 30-31 gusht viziton Kosovën
Artikulli vijuesNjë masakër e çmendur që nuk kursen as fëmijët, pamjet shokuese që po tronditin botën