Ky lloj qyteti është më shumë për shkencëtarët, që të kryejnë hulumtime në oqean, por padyshim që është madhështor, me një pamje si nga filmi Star Trek.
Meriens do të jetë shtëpi për rreth 7,000 shkencëtarë dhe studentë nga e gjithë bota. Do të përmbajë laboratorë, klasa, ‘shtëpi’, fusha sportive, ferma të mbarështimit dhe ‘krahë’ që do të ketë sera hidroponike kështu që banorët do të mund të rrisin fruta dhe perime në të.
Objekti është projektuar për të qenë 100% i qëndrueshëm dhe i drejtuar nga energjia e ripërtëritshme. Deri tani qyteti është një koncept, por arkitekti i tij Jacques Rougerie, thotë se qyteti pritet të jetë realitet në vitin e ardhshëm.