Nokia del në Android, nëse Windows Phone dështon

Nokia ka vënë bast për biznesin e saj me Microsoft-in, përkatësisht platformën e saj mobile Windows Phone, për të cilën marrëveshje prodhuesi i njohur i telefonave mobil ka paguar shumë sasi të madhe të të hollave.

Megjithatë, shumë njerëz e kanë pyetur veten se çka do të ndodhte nëse Nokia do të dështonte me platformën mobile të Microsoft, dhe se cili do të ishte plani B i kompanisë e cila ka humbur pozitën e liderit botëror për telefona mobil, pasi që vendin e saj e ka zënë Samsung.

Tani merret vesh se Nokia si plan mbështetës për telefonat e saj mobil e ka platformën mobile të Google, Android, në rast se biznesi me Windows Phone nuk ecën mirë.

Risto Siilasmaa, anëtar i bordit të Nokia’s së fundmi ka dhënë një intervistë për televizionin finlandez, ku ka thënë se kompania e tij është e lumtur me bashkëpunimin me Microsoft dhe platformën e saj mobile, porse nëse ndodh që kjo strategji nuk funksionon, atëherë mbështetja do të jetë në Android të Google.kohaislame

Artikulli paraprakArafati u vra me polonium
Artikulli vijues“RRUGA NA BASHKON, MIMOZA NA NDANË”