Policia ka arrestuar një person në Vushtrri pasi që e ka rrahur gruan e tij. Nga rrahjet që ka marrë viktima është dërguar në QKU dhe është pa vetëdije.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur dje pasdite në Vushtrri ku i dyshuari për arsye të panjohura e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.