Pse Allahu në Kuran thotë se duhet dhënë gji dy vjet të plota?

Abduldaem Al-Kaheel

Në Kuranin Fisnik thuhet:

“Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregull. Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq sa ka mundësi. Asnjë nënë nuk bën të dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. Po ashtu është i obliguar edhe trashëgimtari (i fëmijës). E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më herët) e gjinit, nuk është ndonjë mëkat për ta. Nëse ju (baballarët) për fëmijën tuaj dëshironi gjidhënëse tjetër me kusht që pagesën t’ia bëni në mënyrë të duhur, nuk është ndonjë mëkat. Kini frikë nga All-llahu dhe dijeni se Allahu sheh çka punoni.(Bekare, 233)

“Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.” (Lukman: 14)

Shpjegimi i ajetit:

Allahu i Madhërishëm i udhëzon nënat që t’u japin gji foshnjave të tyre një periudhë të plotë të gjidhënies, ndërsa kjo është dy vjet, pas së cilës nuk ka nevojë për gjidhënie.

Çka zbuluan shkencëtarët në lidhje me këtë periudhë?

Fakte shkencore:

Shkencëtarët kanë zbuluar se të gjitha ushqimet e nevojshme për beben gjenden në qumështin e nënës dhe ky ushqim nuk do të ishte i plotë nëse gjidhënia nuk do të zgjaste dy vjet të plota! Të gjithë mjekët pajtohen se në qumështin e nënë nuk ka baktere dhe se ky është më i mirë për beben se çdo qumësht artificial. Mjekët thonë se fëmijët që ushqehen me qumësht artificial me shishe për fëmijë, shpesh janë të ekspozuar nga infektime të ndryshme.

Pra, shkencëtarët kanë zbuluar se qumështi i nënës përmban substanca antibakteriale. Kurani na flet për periudhën e duhur të zhvillimit të sistemit imunitarë tek fëmija dhe se këto substanca antibakteriale nuk mund të gjendet askund tjetër jashtë se tek qumështi i nënës. Allahu thotë: “Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota…” (Bekare, 233)

Fjalët “dy vjet të plota” vërtetojnë rëndësinë e kësaj periudhe të cilën shkencëtarët e kanë zbuluar tani në kohën moderne.

Burimi: akos.ba

Përktheu: Arsim Dauti

(Islampress)

Artikulli paraprakSabahu, burim i shëndetit dhe bereqetit
Artikulli vijuesShkenca vërteton hadithin “shikimi me epsh është një shigjetë helmuese…”