E varrosi nënën në oborr sepse nuk kishte para

Për shkak të mungesës së parave për të organizuar funeralin e nënës, V.J (38) nga fshati Egri i Manastirit u detyrua ta varros nënën e tij në oborrin e shtëpisë.

Pasi fshatarët filluan ta kërkojnë gruan e vdekur për të cilën djali kishte gënjyer se ishte zhdukur, i njejti u detyrua ta zhvarrosë.

Tani trupi i pajetë i nënës së tij u varros në varrezat e fshatit Egri.

Ndaj të ndjerës u realizua autopsi ku është konstatuar se ajo vdiq nga shkaqe natyrore, dhe se nuk kishte shenja dhune.

Policia e Manastirit bëri të ditur se po punon për zbardhjen e plotë të rastit dhe se do të do të sjell akuza penale kundër të dyshuarit për kryerjen e kësaj vepre. (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakBurg të përjetshëm për policin që vrau dy të rinjtë shqiptarë
Artikulli vijuesObama po bën çmos për homoseksualët