Gjendet trupi i pajetë i Rinës, e zhdukur nga përmbytjet katastrofale në Shipkovicë

0
162

Shkup, 10 gusht – Pas një jave e më tepër kërkim sot është gjetur trupi i pajetë i vogëlushes Rina e cila u zhduk pas përmbytjeve katastrofale në fshatin Shipkovicë të Tetovës. Lajmin për Zhurnal e bëri të ditur Hisen Xhemaili, kryetar i Këshillit komunal të Tetovës. 

Xhemaili tha se ekipet e shpëtimit e kanë gjetur trupin e pajetë të Rinës në bodrumin e një shtëpie e mbuluar nga gërmadhat, ku e kishin çuar ujërat e rrëmbyeshëm të fatkeqësisë natyrore që e goditi Tetovës dhe fshatrat përreth javën e kaluar. 

 

© ZHURNAL.mk