E vërteta e rëndë për Trepcën

Vendimi i qeverisë së Serbisë për të zhvleftësuar një vendim tjetër, atë të Kuvendit të Kosovës për Trepcën, është parë si veprim qesharak nga një ish-politikan i Beogradit.

Këshilltari i dikurshëm i kryeministrit Zoran Gjingjiq, e po ashtu edhe ambasador i mëhershëm i Serbisë në Izrael, Mile Isakov ka thënë se shefi i qeverisë Aleksandar Vuciq bëri veprime qesharake në lidhje me gjigandin e minierave dhe minerale në Kosovë.

“Kush është me këtë rast i marrë e kush i trazuar? Ata e miratuan ligjin në Kuvend, ne i përgjigjemi me një vendim të qeverisë që atë ligj e zhvleftëson dhe e shfuqizon. Dhe me kaq u zgjidh problemi. Aq thjeshtë sa më thjesht nuk ka mundur të bëhet. Thjesht gjeniale! Po si nuk u kujtua kurrkush më herët për këtë gjë? Nuk e japim dhe pikë. Tingëllon mirë, por këtë e kemi thënë edhe për Kosovën, e është pikërisht Kosova ajo që po na e merr tash pasurinë. Dhe atë e bën në mënyrë të njëjtë (sikur kur e shpalli pavarësinë) e shpall dhe fund”, ka shkruar Isakov, duke ironizuar veprimin e Beogradit në një kolumne të botuar në shumë medie të Serbisë.

“Ne bëhemi sikur nuk e japim, por nuk e dërgojmë cështjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pasi, në fakt, nuk është kërcënuar siguria, thotë Vuciq, dhe për shkak se e dimë që me këtë nuk do të arrinim asgjë. Po cfarë duam atëherë? Kurrgjë, sikur deri tashti. Do ta shpallim fitoren dhe do të fitojmë. Do ta fusim kokën në rërë dhe do të shtiremi sikur gjithcka është në rregull. Sa na përket neve, Trepca është e jona, sikur edhe Kosova. E në të vërtetë, nuk janë “.

Artikulli paraprakSi të përktheni menjëherë duke përdorur kamerën e smartfonit
Artikulli vijuesTurqi: Emërohet imam i rregullt në Aja Sofi