Ebu Is’hak El – Huvejni drejtuar Gjeneral Sisit

Ebu Is’hak El – Huvejni drejtuar Gjeneral Sisit

O Allah! Na dhuro zgjidhje mes nesh dhe popullit tonë me të vërtetën dhe ti je Më i Miri Lehtësues.
O Zot! Ma zgjero gjoksin, ma letëso çështjen dhe ma ftillo gjuhën që njerëzit ta kuptojnë fjalën time.

Allahu ka marrë besën prej dijetarëve që ata do të ua sqarojnë njerëzve të paqartën. Allahu thotë:
“E kur e morri Allahu besën e atyre që u është dhënë libri se do i sqaronin njerëzit dhe nuk do e fshihnin (librin)”.

Mua më del përgjegjësia të sqarojë atë që po ndodh në ngjarjet e mëdha që po godasin Egjiptin. Sidomos pasi dëgjova fjalimin e kolonel Abdulfetah Sisit prej dy ditësh. Ai ftonte njerëzit të zbrisnin në sheshe, për ta konsideruar këtë si leje prej popullit për përdorimin e dhunës kudër kundërshtarëve të tij civilë (të pambrojtur). U frikësova shumë prej kësaj. Ky veprim është haram, i cili nuk është i lejuar as në sheriat dhe as në zakonet e njerëzve. Kjo më shtyu prej frikës së Allahut që t’i drejtohem Sisit nëpërmjet një ndërmjetësi i cili i përcolli zërin tim, se kjo fjalë e tij do të çojë në luftë civile dhe derdhjen e gjakut të mbrojtur.

Ajo që më shtyu të veprojë kështu është dashuria për fenë që e kisha vlerësuar kohë më parë, tek kolonel Sisi. Unë jam takuar me të, ashtu siç u shpreh edhe ai në fjalimin e tij, kur ka qënë Drejtor i Sektorit të Sigurimit të Luftës. Me të jemi takuar sëbashku me disa dijetarë të nderuar. Prej tyre doc. Abdullah Shakir, kryetari i shoqatës “Ensarul sunneh”, doc. Muhamed Abdulmeksudi, doc. Muhamed Jusri, doc. Muhamed Abduselami, shejh Muhamed Hasani, shejh Mustafa Adeviu. Patëm folur shumë rreth situatës në vend. Mu duk se ishte njeri fetar. Mirëpo sot po i drejtohem atij pikërisht me këtë shkak (fetarizmin e tij) dhe e po e frikësojë atë se Allahu do ta marrë në llogari për gjakun që do të derdhet për shkak të fjalimit të tij. E përkujtoj atë se libri i parë për të cilin do të gjykohet ditën e gjykimit do të jetë libri i gjakut, siç është saktësuar nga profeti prej hadithit të Ibn Mesudit dhe të tjerëve.
Prandaj frikësoju Allahut prej gjakut të mbrojtur dhe të ndaluar.

I përkujtoj përgjegjësit (pushtetarët) me atë që veproi Ebu Muslim Hurasani. Ky njeri vrau më shumë se njëqind mijë njerëz për të vendosur sundimin e shtetit abasit. Derisa Sefahu u bë halife i parë i shtetit abasit mbi kafkat e emevitëve dhe kafkat e masave të gjëra të populllit të cilët nuk kanë ndonjë orientim politik. Mirëpo Ebu Muslim Hurasani nuk ju gëzua shumë gjatë asaj që veproi. Sepse atëhere kur u bë halife Ebu Xhafer Mensuri pas Sefahut, e eleminoi Ebu Muslim Hurasanin. Kështuqë (Ebu Muslimi) shkoi te Allahu me gjëndien më të keqe duke pasur nën përgjegjësinë e tij gjakra të shumtë.
Unë i them kolonel Sisit, pasha Allahun unë të dua të mirën: Mos e përziej veten në këtë gjë (derdhjen e gjakut). Të përkujtoj qëndirimin tënd para Allahut kur të jesh i vetëm (atë ditë kur çdokush do të debatojë për veten e tij). Kundërshtimet politike nuk marrin fund me derdhje gjaku, përkundrazi kjo do e zhysë vendin në një rrëmujë të madhe dhe në një det me gjak, përfundimin e të cilit e di vetëm Allahu.
Dialogu me kundërshtarët është më frytdhënës.

O Allahu ruaje Egjiptin dhe të gjitha vëndet islame prej fitneve.
Lutja jonë e fundit është: Falenderimi i takon Allahut zotit të botrave.
E shkroi Ebu Ishak Huvejni, e xhuma 17 ramazan 1434h.

Në shqip: Ahmed Kalaja

Artikulli paraprakAvantazhet dhe disavantazhet e ushqimit bio organik
Artikulli vijuesEbu Is’hak El – Huvejni drejtuar Gjeneral Sisit