Karvan me ndihmë humanitare nesër do të hyjë në pjesën e vjetër të Homsit

Karvan me ndihmë humanitare për banorët e Homsit nesër do të hyjë në pjesën e vjetër të këtij qyteti sirian, transmetoi ITAR-TASS, duke e cituar Elizabet Birs, zëdhënësen e programit botëror për ushqim të KB-së.

“Karvani nesër do të hyjë. Kamionët janë të gatshëm”, tha ajo.

DUke folur për evakuimin e filluar të popullatës civile nga Homsi, Birs tha se njerëzit nga qyteti nxjerren me autobusë.

Në Homs pothuaj dy vite nuk kishte qasje humanitare për shkak të luftërave të ashpra mes kryengritësve dhe forcave qeveritare.

“Banorëve të Homsit u dërgohet ushqim me kalori të larta”, tha Birs.

Ajo, megjithatë nuk ka mundur të potencojë saktë se sa njerëz veçmë kanë arritur ta braktisin qytetin dhe sa prej tyre janë të rritur, gra dhe fëmijë.

“Tani për tani nuk kemi informatë të tillë, operacioni po vazhdon”, shtoi ajo./dvd/kohaislame

Artikulli paraprakSiri: Raundi i dytë i bisedimeve të paqes
Artikulli vijuesKina pritet t’i dënojë me vdekje trafikantët shqiptarë