Edhe pse kohet e fundit çmimi i karburanti ka pësuar një ulje te ndjeshme ne rang botëror, ulje e cila ne fakt nuk është pasqyruar ne te njëjtën mase edhe tek ne, te kursesh nuk është asnjëherë keq, por për ta bere këtë duhet me shume se sa dëshirë.
Ekspertë te fushës këshillojnë dhjete momente qe na mundësojnë te kursejmë sa me shume karburantin.
1. Shmangni dhënien e pa kontrolluar te gazit. Kjo, edhe pse për ndonjë mund te prodhoje me shume kënaqësi dhe adrenaline, ne fakt është një mënyrë e pastër për te konsumuar karburant, pasi ne këtë mënyrë ne e detyrojmë motorin t’i përgjigjet streseve qe veç te tjera kërkojnë me shume karburant.
2. Mbani një shpejtësi konstante. Edhe vijimësia e lëvizjes se mjetit ndikon ne konsumin e karburantit. Këshillohet te lëvizet me shpejtësi mes 90 dhe 120 km ne ore dhe me sa me shume kontinuitet dhe pa e ndryshuar atë.
3. Shuani motorin gjate qëndrimeve te zgjatura. Ndalesat me te gjata se 30 sekonda këshillohet te shoqërohen me shuarje te motorit.
4. Kujdes me kondicionerin. Përdorimi i kondicionerit kërkon nga motori i makinës një pune ekstra qe përkthehet gjithashtu me konsum me te madh te karburantit.
5. Mbyllni dritaret. Dritaret e hapura krijojnë me shume rezistence aerodinamike qe shkon ne përpjesëtim te drejte me shpejtësinë. Ndaj kur ecni ne autostrade, këshillohet qe ato te mbahen te mbyllura.
6. Kontrolloni presionin e gomave. Gomat e shfryra krijojnë një sipërfaqe me te madhe kontakti te makinës me token, çka përkthehet ne një rezistence me te madhe për lëvizjen e saj.
7. Kujdes me marshet. Këshillohet qe te përdoret gjithnjë një marsh me i larte. Pra e rëndësishme është te dihet qe me mire te përdoret një marsh me i larte dhe xhiro te moderuara te motorit.
8. Mbani sa me pak gjera te padobishme ne bagazh. Nëse është e pamundur te ndaloni njerëzit e afërt te hipin ne makinën tende,se paku hiqni nga bagazhet dhe sa me shume peshe te tepërt qe është e mundur. Ndikimi i peshës është me i madh veçanërisht ne fazën e pare te lëvizjes se makinës.
9. Motorët hibride janë me te mire ne këtë drejtim.
10. Përdoreni makine sa me pak. Kjo jo vetëm qe do te sillte një kursim te ndjeshëm, por çka është gjithashtu e rëndësishme, do te mundësonte lëvizjen tuaj me këmbë, një benefit i pa llogaritshëm për organizmin.