Shqiptari që e ndërtoi fluturaken e parë?

0
486

Hasan Masurica u lind në fshatin Krilevë të Kamenicës më 22 janar të vitit 1869. I ati i tij kishte lindur në fshatin Masuricë të Nishi dhe pas dëbimit të tyre u vendosen në fshatin Krilevë ku edhe lindi shkencëtari.

Kreu shkollën e lartë pedagogjike në Shkup . Punoi gjithë jetën si mësues i fesë në Mejtepin e Zarbicës dhe si imam i po ksaj gjamie. Ai vdiq në vitin 1942 jetoi 73 vjet.

Ja se çka zbuloi Hasan Masurica!:

– Ai ka hartuar kalendarin me të cilin përcakton pozitën dhe rrugën e planeteve në gjithësi që nga viti ‘52 deri në vitin 1952 të erës sonë . Kalendarët e tij kanë impresionuar disa njerëz profesionistë të asaj kohe .

– Ai ka ndërtuar një mulli në fshatin e Zarbicë dhe me ndihmën e bashkëfshatarëve ka ndërruar drejtimin e përroit, duke ditur pozicionin e përshtatshëm dhe ky mulli bluante rreth 1000 kg drithë në ditë.

Por dy nga shpikjet më famoze që i atribohen Hasan Masuricës, sipas fakteve dhe dëshmive :

– I –
– Në vitin 1899 Hasan Masurica, duke punuar ditë natë , me ndihmën e kovaçit të fshatit Zarbicë , ndërtoi aeroplanin e parë pa motor,me të cilin i biri, Muharremi, fluturoi 50 deri në 70 metra. Ai e realizoi këtë projekt 4 vjet para vëllezërve Wright ( Vilber adhe Orvil Rajt ) , të cilët e ndërtuan aeroplanin me motor dhe fluturuan në qiell në vitin 1903.

Muharremi djali i tij u tmerrua nga fluturimi dhe se theu këmbën në atë fluturim ,pasi i ati e futi aty dhe litari mbajtës ju lëshua pa kuptuar dhe ballani u ngrit në erë. Fatmirësisht ai ra mbi disa pemë dhe aty e gjetën Muharremin e vogël me këmbë të thyer, dhe tregohet se si i ati megjithëse i dëshpëruar nga gjendja shëndetësore e të birit ,të cilit i lidhi këmbën me këmishën e tij që shqeu atë moment, nga suksesi i shpikjes të tij . Materiali ishte i zgjedhur që u përdore për ndërtimin e këtij avioni nga Hasan Masurica .

– II –
Një ndër shpikjet e dyta dhe mjaftë të rëndësishme është edhe kjo .

– Që prej vitit 1901 e deri në vitin 1905 Mulla Hasan Masurica konstruktoi pushkët me një, pesë dhe njëzet e pesë fishekë dhe demonstroi funksionimin e tyre para Sulltan Abdyl Hamidit në Stamboll në vitin 1905.

Edhe kjo ngjarje ka pasur dëshmitare okulare, të cilit ishin bashkëvendasit e Hasan Masuricës, Azem Saliu, Sherif Osmani dhe Osman Zahiri nga Sedllari, sot Komuna e Kamenicës, të cilët atë kohë ishin truproje personale të Sulltan Abdyl Hamidit . Ata, sipas dëshmive të bashkëkohësve, kanë treguar se si Sulltan Hamidi u impresionua nga kjo shpikje e shqiptarit dhe planifikonte fillimin e konstruktimit të pushkëve në fabrika . Plus Sulltani e mirëpriti Hasan Masurica me shumë të mira dhe i ofroi disa beneficione dhe i dha një nga vendet më të mira në Dollma Bahçe të rrinte e të punonte. Sulltani i premtoi Hasanit se do e ndihmonte të rindërtonte aeroplanin aty në Stamboll . Hasan Masurica e mahniti Sulltanin me edukatën dhe mjeshtërinë e tij intelektuale në komunikim,me një turqishte të përsosur,me fjalë të zgjedhura dhe me një kulturë të gjithanshme . Nuk ishte vetëm një mësues a një shkencëtar i rrallë, por edhe një patriot e atdhedashës i veçantë. Tre truprojat e Sulltanit ku Mulla Hasani takohet në një mbrëmje,me shumë kujdes, ku Hasani kërkon ndihmën e tyre që të ikë nga oborri mbrëtëror dhe të kthehet në shtëpi . Nuk deshi që me skicat e tij të punohen pushkët me të cilat mund të përdoreshin kundër vëllezërve të tij.

Këto janë të dëshmuara nga bashkëkohës në vitin 1912,kur këta oficerë u kthyen në vendlindje dhe tregonin me imtësi pritjen e Hasan Masuricës në Stamboll nga vetë Sulltan Hamidi si dhe planin e tyre për ta përcjellë Mulla Hasanin në atdhe , pa lenë gjurmë apo skica. Thuhet se ai i hodhi në Bosfor armët , por jo edhe skicat . Largimi i tij shkoi mirë deri në Sofje të Bullgarisë përmes shoqëruesve të fshehur , por në Sofje u zu dhe u burgos , ku edhe detyrohet të shpjegoj skicat që kishte me vete. Ka shumë supozime se ku kan përfunduar ato skica , kush i mori, pse përmendet Ambasadori i Rusisë në Bullgari e disa detale të jera. Mbesim me shpresë që hulumtuesit shqiptarë do të mund të vërtetojn në arkivat e Bullgarisë dhe të Turqisë ndonjëherë deri në imëtsi për hulumtimet e inovatorit Hasan Masurica . Mund të supozohet , që idet për pushkët automatike ruse , kallshnikovët , mund ta kenë prejardhjen pikërisht nga pushka automatike me njëzetë e pesë fishekë që Hasan Masurica e pat projektuar , shpikur dhe demonstruar para Sulltan Hamidit në Stamboll dhe ambasadorit rus në Sofje./Kumti.com