Edhe 10 vjet nuk ka BE!

Gjatë një periudhe 10 vjeçare pritet që Kosova dhe Serbia të shkëmbejnë ambasadorët. Bazuar në një dokument-strategjik, të hartuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, thuhet se pa normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve nuk mund të synohet integrimi euroatlantik.

Në dokumentin e siguruar nga KTV-ja, që është hartuar me ndihmën e këshilltarëve të huaj, thuhet se Kosova ka strategji për arritjen e numrit të mjaftueshëm të njohjeve për anëtarësim në Kombet e Bashkuara, ku, ndër të tjera, shkruhet edhe për rritjen e lidhjeve me Rusinë e Kinën, raporton Koha.

Fakti që Kosova nuk është njohur nga pesë vende të Bashkimit Evropian përbën problem me të cilin MPJ-ja do të merret pasi shihet si kërcënim për stabilitetin e Ballkanit, duke rrezikuar integrimin e rajonit.

Kosova, sipas këtij dokumenti strategjik, po ashtu synon të thellojë lidhjet me Bullgarinë, Kroacinë dhe Slloveninë për të kërkuar të fitojë nga eksperienca e tyre për të përgatitur kandidaturën për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO.kohaislame

Artikulli paraprakShqiptarët mund të kenë edhe ndonjë plan tjetër!
Artikulli vijuesAtmosfera e Iftarit në xhaminë e Muhamedit alejhi selam