Edhe nesër grevë në të gjitha institucionet arsimore

0
213

E marta e 20 shkurtit do të gjejë tërë arsimin e Kosovës në grevën dyorëshe. Greva do të mbahet në dy orët e para të mësimit të paradites dhe në dy orët e para të mësimit të pasdites në të gjitha shkollat e Kosovës, kurse Universitetet do të jenë në grevë nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Kështu thuhet në një komunikatë të SBASHK-ut, ku sqarohet se duke e parë se pas grevës njëorëshe në tërë sistemin arsimor, kishte reflektim të pamjaftueshëm të Qeverisë së Kosovës ndaj kërkesave të të punësuarve në arsimin e Kosovës, SBASHK-u vazhdon me veprimet sindikale, ashtu si është vendosur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues.“Pra, e marta e 20 shkurtit do të gjejë tërë arsimin e Kosovës në grevën dyorëshe . Greva do të mbahet në dy orët e para të mësimit të paradites dhe në dy orët e para të mësimit të pasdites në të gjitha shkollat e Kosovës , kurse Universitetet do të jenë në grevë nga ora 10 deri në orën 12.

Këshillat greviste, që janë formuar me kohë, në shkolla e njësi akademike do të kujdesën për mirëvajtjen e grevës dyorëshe dhe do t’i mbajnë të informuar këshillat greviste komunale, gjegjësisht këshillin grevist të Universiteteve, kurse këta Këshilla do të jenë në komunikim me Këshillin Qendror grevist që është në selinë e SBASHK-ut. Edhe për kundër vlerësimit të gabueshëm të apelit tonë drejtuar prindërve nga ana e KMDLNJ-së dhe ca individëve, edhe sot u drejtohemi prindërve e nxënësve me apel, jo për t’u bërë pjesë e grevës sonë, por për hir të sigurisë së nxënësve&nb sp; të mos nisen për në shkolla gjatë kohës sa zgjatë greva, por të jenë në institucionet shkollore për të nisur mësimin në orën e tretë sipas orarit. JU kujtojmë se kur ka grevë nuk ka mësim:, thuhet në komunikatë.