Edhe pse në moshë dhe me shikim të dobët, çdo ditë lexon Kuranin

Pas namazit të iqindisë në Xhaminë e Begova pashë këtë njeri fisnik…
Nuk ndahej nga Kurani, e lexonte pa ndalë. Edhe pse kishte një shikim të dobët dhe moshë, kjo nuk e ndante nga libri i Allahut.

U afrova, e përshëndeta dhe luta Zotin t’i jap çdo të mirë.

Mësova se quhej Ibrahim, ishte haxhi dhe me Kuranin shoqërohej çdo ditë për një kohë të gjatë.

Imazhi i këtij njeriu të moshuar i cili në mënyrë të përulur dhe me një dashuri të madhe mbante Kuranin, më bëri të pyes veten se çfarë është ajo që na ndanë nga ky libër. Pse asnjëherë nuk e marrim të lexojmë dhe të analizojmë ajetet e tij.

Çka është puna me ne të rinjtë dhe që jemi të shëndetshëm, pse të mos shoqërohemi sadopak me këtë Libër të shenjtë?

Zoti ynë, bërë Kuranin pranverë të zemrave tona dhe gëzim të jetës sonë. Amin

Shkruan: Nedim Botic

Përktheu: Islampress

Artikulli paraprakKinezi udhëton 4000 kilometra me biçikletë për ta bërë haxhin
Artikulli vijuesKur flet Shejh Jusuf El-Kardavi…