Përveç martesave gay: pas reformës në drejtësi, në Shqipëri do të legalizohet prostitucioni

Një kleçkë e radhës lidhet me reformën në drejtësi në Shqipëri, ashtu si çështja e heqjes së kufirit të martesës mes një burri dhe një gruaje, shkuran portali Tesheshi.

Bëhet fjalë për legalizimin e një vesi tjetër të madh që e kthen Shqipërinë më shumë se 70 vjet më parë, kur çingijet ishin në modë dhe hyrja e kryeqytetit shqiptar mori emrin “Zogu i Zi”.

Me propozimin e ekspertëve ndërkombëtarë pritet që pas miratimit të reformës, të hiqen dy nene të Kodit Penal në të cilat penalizohet prostitucioni.

Një nga ekspertët e Euralius-it, në komisionin parlamentar të reformës për drejtësi, ka propozuar që të shfuqizohen nenet 113 dhe 115 i Kodit Penal, gjë që kërkon 84 vota në Kuvend.

Neni 113 thekson: “Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Me heqjen e këtij neni, kush ushtron prostitucionin. pra femër, mashkull apo transvestit, nuk i hyn asnjë gjëmb në këmbë pasi nuk parashikohet në Kodin Penal.

Kurse në nenin 115 të kodit aktual shkruhet:

“Mbajtja, shfytëzimi, financimi, dhënia me qira e lokaleve për ushtrim të prostitucionit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet”.

Me heqjen e këtij neni, rikthehen bordellot apo kuplaratë, ose thënë ndryshe “shtëpitë publike” siç kanë qenë në kohën e Lartmadhnisë Mbretit Zog I.

Dhe në fakt, Zogun, shumë analistë e historianë e vlerësojnë për ligjet europiane që solli në Shqipëri duke kopjuar Napolonin dhe Ataturkun. E në morinë e neneve e të kodeve, ishte edhe burgu për atë që rreh kafshët, si dhe lejimi i shtëpive publike.

Nuk kuptohet ende pse duan ta kthejnë edhe Shqipërinë në një vatër prostitucioni të ligjshëm, pasi e kanë bërë këtë në Maqedoni e Kosovë ku gëlojnë “shtëpitë e skifterave” apo “klubet e kallashëve”,  të cilat janë kthyer në ikona që mbushin portalet milionëshe…

Artikulli paraprakKomuna e Dibrës vëllazërohet me komunën turke Erenler
Artikulli vijuesErdogan: NATO duhet të rinovohet përballë kërcënimeve të reja