Edhe SHBA ka pasur rol në aksionin e deshtuar francez në Somali

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se forcat e Shteteve të Bashkuara kanë ndihmuar në përpjekjen e dështuar, për ta shpëtuar shtetasin francez në Somali, të premten e kaluar.

Në një letër dërguar Kongresit, Obama theksoi se forcat amerikane u kanë dhënë “një mbështetje të kufizuar teknike” forcave franceze, që e kanë udhëhequr operacionin.

Obama tha se forcat amerikane nuk kishin rol direkt në sulm, në kompleksin ku besohej se mbahej peng agjenti i inteligjencës franceze.

Zyrtarët francezë thonë se personi i zënë peng me siguri është i vdekur dhe i kanë akuzuar pjesëtarët e grupit kryengritës al-Shabaab, për vrasjen e shtetasit francez.

Një komando tjetër franceze, i plagosur kishte mbetur peng, dhe gjithashtu kishin mbetur edhe shume te tjere te vrarë gjatë përpjekjes për shpëtim në Somali.

Artikulli paraprakDjaloshi 13 vjeçar i kaloi 800 kilometra në Evropë
Artikulli vijuesGjendet i vdekur Aaron Swartz, aktivist interneti