Martirizohet një i ri palestinez në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan

Një i ri palestinez 17 vjeçar është martirizuar nga ushtarakët e regjimit sionist në qytetin Khalil në jug të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ushtarakët e regjimit sionist gjithashtu kanë arrestuar edhe një të ri tjetër palestinez.
Nga ana tjetër, të premten mijëra palestinezë pavarësisht masave të ashpra të sigurisë së regjimit sionist, kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të trupave të tre martirëve në qytezën Kabatija në jug të qytetit Xhenin.
Të premten në mbrëmje pas varrimit të trupave të tre martirëve palestinezë është zhvilluar një përleshje e ashpër mes luftëtarëve të rezistencës palestineze me ushtarakët e regjimit sionist në qytezën Kabatija në jug të qytetit Xhenin.
Vlen të theksohet se ushtria e regjimit sionist e ka vendosur nën rrethim të plotë qytezën Kabatija. Ushtarakët e regjimit sionist që nga fillimi i Intifadës së Kodsit në tetor të vitit 2015 e deri më tani, kanë martirizuar 173 palestinezë dhe kanë plagosur dhe arrestuar një numër të madh të palestinezëve. Edhe palestinezët në përgjigjeje ndaj krimeve të regjimit sionist, në operacionet anti-sioniste të paktën kanë vrarë 25 sionistë.
Artikulli paraprakErdogan: Rusia duhet të përgjigjet për krimet e saj në Siri
Artikulli vijuesAmerika mirëpret gatishmërinë e Arabisë Saudite për dërgimin e trupave tokësore në Siri