Edhe ushtarakët grekë u larguan nga Afganistani

Ministria e Mbrojtjes e Greqisë përfundoi tërheqjen e njësive të veta ushtarake nga Afganistani – nga Kabuli u largua i gjithë efektivi i batalionit të forcave speciale. Ushtarakët morrën me vete të gjitha mjetet materiale, njoftoi Ministria greke e Mbrojtjes.

Në këtë mënyrë, përfundon misioni i forcave greke në Afganistan, i cili filloi më 17 shkurt të vitit 2002. Ministria kombëtare e Mbrojtjes e shpjegon tërheqjen e trupave të veta me reduktimin e buxhetit ushtarak dhe kursimin në shpenzime. Në vitin 2011, për mbajtjen e misionit ushtarak grek në Kabul u shpenzuan 6.8 milionë euro, në vitin 2010 – 7.7 milionë euro, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakSi t’i perdorni biberonet te femijet tuaj ?
Artikulli vijuesHaradinaj: S'ka marrëveshje për koalicion me PDK-në?!