Efektet e mahnitshme të mjaltit

Krahas dobive të uthullës së mollës, karbonatit edhe mjalti ka dobitë e tij të jashtëzakonshme. Dobitë e mjaltit janë të panumërta ku mes tyre mund të përmendim efektin e tij pozitiv në zbutjen e lëkurës, forcimin e flokëve, njomjen e buzëve.

*Maskë për flokët: gjatë verës fijet e flokëve zbehen dhe dëmtohen nga rrezet e dëmshme UV, uji i detit dhe klori. Terapia me mjaltë do t’i dhurojë gjallëri dhe shkëlqim flokëve tuaj dhe do të riparojë majat e flokëve të djegur.
*Pastron fytyrën: keni një lëkurë të ndjeshme? Në vend të produkteve të shitura në market provoni maskën e fytyrës me mjaltë, sheqer ngjyrë kafe, vaj ulliri dhe limon. Përzierja me mjaltë pastron qelizat e fytyrës dhe na dhuron një lëkurë të butë dhe të freskët.
*Plagët në trup: të presësh zhdukjen e shenjave të plagëve ndonjëherë mund të jetë shumë e mërzitshme. Për të përshpejtuar këtë proces bëni mirë ta lyeni vendin me mjaltë para se të flini dhe lidheni me një garzë. Në mëngjes hiqeni garzën dhe shpërlajeni vendin.
*Puçrrat dhe aknet: veçoria antibakteriale dhe antifungale e mjaltit heq lëndët të cilat dëmtojnë freskinë e lëkurës suaj. Në këtë mënyrë minimizohet skuqja dhe lehtësohet infeksioni.
*Zbutës: mjalti është një burim i mrekullueshëm natyror zbutës. Hidhni disa lugë gjelle në gjalpë dhe këtë përzierje mund ta përdorni si njomës në të gjithë trupin. Por pas lyerjes me këtë përzierje mos harroni të shpërlaheni mirë.
*Kura e banjës: në histori kanë zënë vend shumë persona të cilët janë larë në një vaskë me qumësht dhe mjaltë. Acidet Alpha Hydroxy të gjendura brenda qumështit përmirësojnë lëkurën me njolla dhe enzimat e mjaltit zbusin lëkurën.
Nëse mjaltin e përdorni të përzier me limon atëherë mund të lyeni buzët e thara dhe të plasaritura.
*Djegiet nga dielli: një nga dobitë tjera të mjaltit është dhe zbutja e djegieve nga dielli. Megjithëse mund të tregoheni të kujdesshëm ndaj djegieve të diellit lyerja e krahëve me mjaltë do t”u bënte shumë mirë./GazetaStart/kohaislame

Artikulli paraprakSi të shtoni apetitin?
Artikulli vijuesBMW seria M, tani më e lirë