Dëshmia “Nuk ka zot tjetër pos Allahut” në momentin e vdekjes ka një efekt të madh në shlyerjen e mëkateve, pasi që kjo është një dëshmi e atij i cili e beson dhe ia di kuptimin.Nëse kjo dëshmohet me sinqeritet, gjitha epsheve të tij u vjen fundi. Uni i tij pasi ka qenë mohues dhe i pabindur, zbutet dhe dorëzohet, poshtërohet pasi ka qenë i nderuar, ndërsa dëshirat dhe intereset çlirohen. Ky shpirt shkon te Zoti i tij duke i kërkuar falje, duke qenë plotësisht i bindur se Allahu është Një, aq sa ai pastrohet nga të gjitha dyshimet e ploteizmit, dhe është jashtëzakonisht i koncentruar te i Gjithëfuqshmi, i Vetmi Zot që do ta takojë tani.
Çfrado që ka punuar haptazi apo fshehurazi, është bërë njësh dhe ai me plot besim ka thënë: “Nuk ka zot tjetër pos Allahut (Nuk meriton të adhurohet askush tjetër pos Allahut)”. Tani më zemra e tij nuk i përkulet apo kthehet dikujt tjetër. E gjithë bota është larguar nga zemra e tij. Ai është gati të qëndrojë para Allahut.
Tani ai po mendon vetëm për botën tjetër, ndërsa këtë botë e ka lënë pas shpine. Kjo dëshmi e vërtetë erdhi si vepra e fundit e jetës së tij në mënyrë që ta pastrojë nga
mëkatet dhe ta çojë te Zoti i tij, aq sa ai do ta takojë Atë me këtë Deklaratë të sinqertë dhe të besuar. Nëse këtë lloj dëshmie të sinqertë dhe të besuar e ka thënë gjatë jetës së tij, ai do ta kishte urryer këtë botë dhe njerëzit e saj, i shpëtuar te Allahu, dhe që ka braktisur gjithçka tjetër pos Tij. Por, ai këtë e ka deklaruar me zemrën e mbushur ndaj kënaqësive të kësaj bote, dashurinë e kësaj jete dhe kërkimin e të tjerëve në vend të Allahut. Po të ishte aq e pastër edhe në momonetin e vdekjes, do të kishte qenë i nxitur për një jetë tjetër më madhështore.
Ne nuk e zotërojmë veten. Allahu na zotëron neve. Ai i ka në dorë shpirtrat tanë, zemrat tona janë në mes dy gishtërinjve të Tij, që mund t’i rrotullojë sipas dëshirës së Vet. Jeta jonë, vdekja, gëzimi dhe mjerimi janë në duart e Tij; lëvizjet
tona, heshtja, fjalët dhe veprat janë sipas dëshirës së Tij. Nëse Allahu na jep neve fuqi mbi veten, Ai do t’ia jepte një krijese të dobët, mëkatare dhe të prishur, dhe po t’i jepte fuqi të tjerëve pos Tij, do t’ia jepte autoritetin dikujt që nuk ka asnjë kompetencë: as të mirë, as të keqe, as është i dobishëm, as jep jetë, as vdekje dhe as ringjallje. Nëse Allahu na braktis, armiku ynë ngritet mbi ne dhe na bën prej të burgosurve. Ne kurrë nuk mund të jemi të panevojshëm për Allahun, edhe
pse ne kemi nevojë për Të, ne nuk i nënshtrohemi Atij dhe harrojmë ta përmendim Atë.
Shkeputur nga libri”Thesari i urtesive te perjetshme”