Egjipt – Dënim me vdekje për 14 drejtues të Vëllazërisë Myslimane

Një gjykatë egjiptiane dënoi të hënën me vdekje 14 drejtues të Vëllazërisë Myslimane, përfshirë liderin suprem, Muhamed Badie, njoftoi media zyrtare dhe avokatë pjesëmarrës në proces.
 
“Katërmbëdhjetë drejtues të Vëllazërisë Myslimane, e konsideruar organizatë terroriste nga autoritetet egjiptiane që nga viti 2013, u akuzuan nga gjykata penale për planifikim për marrjen e dhunshme të pushtetit”, thanë burimet e sipërcituara.
“Gjykata e Gizës, në jugperëndim të Kajros, e kryesuar nga gjykatësi Mohamed Naji Shehata, vendosi të informojë për vendimin e saj myftiun e madh të Egjiptit, ashtu siç parashikohet edhe nga ligji”, njoftoi agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve, MENA.
Artikulli paraprakRëndësia e Gjykatës Speciale dhe arrestimet e eprorëve të UÇK-së
Artikulli vijuesLigji i ri heq testin e maturës