Egjipt: Ish kryeministri u dënua me 3 vjet burgim

Një gjykatë në Egjipt sot e ka dënuar ish kryeministrin, Ahmet Nazif, me tri vjet burgim lidhur me akuzat për korrupsion.

Ai, poashtu, është dënuar me 1.48 milionë dollarë.

Ai ishte akuzuar për keqpërdorim të pozitës për përfitime të paligjshme.

Ahmed Nazif, 60 vjeçar, ishte kryeministër gjatë viteve të fundit të shërbimit të ish presidentit të përmbysur, Hosni Mubarak.

Zoti Nazif ishte larguar nga detyra në janar të vitit 2011, në fillim të protestave, nga të cilat, një muaj më vonë, u përmbys Mubaraku. /BS/kohaislame

Artikulli paraprakPE: EULEKS-i të veproj në gjithë Kosovën
Artikulli vijuesLibia zgjedh kryeministrin e ri