Egjipt: Kërkohet fuqishëm rikthimi i Presidentit Morsi

Dhjetëra mijëra mbështetës të presidentit të përmbysur padrejtësisht, Muhammad Morsi, janë mbledhur sot në Kajro, duke kërkuar kthimin e tij në presidencë.

Protestuesit marshuan afër xhamisë Rabaa al-Adawiya në lagjen Nasr City të Kajros, duke brohoritur kundër ushtrisë dhe duke shprehur besnikëri ndaj Morsit.

Aktivistët kundër Morsit poashtu kanë bërë thirrje për tubime të masive, pas Faljes së Xhumasë, në Sheshin Tahrir në Kajro dhe afër pallatit presidencial Ittihadiya.

Njëherësh, kryeministri i përkohshëm i Egjiptit, Hazem el-Beblawi, tha sot se së shpejti do t’i filloj bisedimet për formimin e qeverisë së re, kështu që mund të ndodhë që betimi i kabinetit të bëhet të Hënën.

Hazem el-Beblawi ishte emëruar kryeministër i përkohshëm pasi ushtria e përmbysi presidentin Morsi, më 3 Korrik.

Qeveria e përkohshme do ta udhëheq Egjiptin në ripërtritjen e qeverisjes civile, nëpërmjet një plani të përpiluar nga ushtria. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakSkandal në Izrael: Arrestohet 5-vjeçari
Artikulli vijuesUjqit emigrojnë drejt Evropës perëndimore